Shpërthen makina brenda garazhit

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 08:56
Shpërthen makina brenda garazhit

Një makinë ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së sotme në Kavajë, brenda garazhit ku ishte parkuar. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale të qepenëve të garazhit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar flakët. Burimet bëjnë me dije se deri më tani, dyshimet paraprake lidhen me një sasi tritoli të vendosur në makinën brenda garazhit.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)