Vërshime e breshër në Istog

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 13:04
Vërshime e breshër në Istog

Vendi ynë gjatë kësaj jave është duke u përballur me mot jo stabil. Si rezultat i kësaj IHMK ka njoftuar se sot pritet të ketë stuhi shiu dhe breshër.

E me një situatë të tillë tashmë kanë filluar të përballen disa komuna.

Reshjet e shiut në orët e paradites në qytetin e Istogut kanë bërë që disa rrugë të vërshohen nga uji, gjersa nuk ka munguar as breshëri.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve që po përballemi me mot ekstrem.

Kujtojmë se të hënën në Prishtinë si pasojë e erërave të fuqishme është rrëzuar një lis, i cili ka lënë të vdekur një 30 vjeçar, derisa e lënduar ka mbetur edhe një 35 vjeçare.

(Kosova Sot Online)