Serbia është krijesë hibride kriminale e formuar nga Rusia dhe gabimisht po përkëdhelet nga BE-ja

Serbia është krijesë hibride kriminale e formuar nga Rusia dhe gabimisht po përkëdhelet nga BE-ja
Serbia është krijesë hibride kriminale e formuar nga Rusia dhe gabimisht po përkëdhelet nga BE-ja

Muhamet Kelmendi

  • 08 June 2022 - 07:46

Shkruan:ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Raportet mes Serbisë dhe Rusisw akoma po vazhdojnë dhe po forcohen. Vazhdojë armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga Kina. Tash varet shteti serb shumë nga Rusia. Armët i ka ruse. Gazin e merr nga Rusia. Bandat e Vrangelit ruse gjinden në Serbi të gatshme për të hyrë në luftë kundër shqiptarëve etj. Shumë forca ushtarake ka Rusia në Serbi. Ka ekspert të ndryshëm. Në këtë kuadër u planifikua edhe vizita e Lavrovit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, në Beograd. Ishin caktuar takime me kriminelin e luftës, Vuçiq në Beograd dhe me neofashistin serb të Republikës Serbe, Dodik. Dy takime me dy shtetet që janë vegla të Rusisë. Udhëtimi për në Beograd nuk u bë sepse shkak ishin ndalesat e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Por, pavarësisht kësaj, miqësia dhe vartësia ka mbetur. Serbia vepron nën diktatin e Moskës.

-Raportet midis Serbisë dhe Rusisë janë tradicionale. Mbi bazën e prejardhjes sllave dhe të fesë ortodokse këto marrëdhënie ishin çdo herë të ngushta dhe tërë politika sllave në Ballkan zhvillohej nga Serbia.

Shteti serb u krijua nga ana e Rusisë. Me ndihmën ruse dhe me përkrahjen nëpër konferenca e kongrese nga Rusia dhe Franca shteti serb u krijua dhe gradualisht u shtri në jug mbi viset shqiptare, në veri në viset hungareze, në perëndim mbi Bosnje dhe Hercegovinë dhe mbi Kroaci etj. Vazhdimisht u përkrah Serbia nga Rusia. Edhe tash përkrahjen ushtarake, financiare dhe politike e ka kryesisht nga Rusia, por nuk mbesin anash as Franca, Hungaria, Greqia etj. Në raport me Kosovën dhe me shqiptarët e ka në mbështetje të tërësishme Rusinë, politikën ruse lidhur me Kosovën shteti serb e ka në anën e vetë.

Këtu ka ndihma edhe nga 5 vendet evropiane që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Në këtë anë është edhe Franca. Kjo u pa gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe nëpër takime e konferenca. Asnjë masë nuk po futet në veprim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryesisht për shkak të vetos së Rusisë. Me agresionin rus ndaj Ukrainës doli edhe një herë në pah pozita neofashiste serbo-ruse. Përkrahja me votë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e vendimit të perëndimit nuk e dërgoi Serbinë edhe në defnimin e agresionit rus dhe në ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Vartësia mbeti. Raportet mes Serbisë dhe Rusisë akoma po vazhdojnë dhe po forcohen. Vazhdojë armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga Kina. Tash varet shteti serb shumë nga Rusia. Armët i ka ruse. Gazin e merr nga Rusia. Bandat e Vrangelit ruse gjinden në Serbi të gatshme për të hyrë në luftë kundër shqiptarëve etj.

Shumë forca ushtarake ka Rusia në Serbi. Ka ekspert të ndryshëm. Në këtë kuadër u planifikua edhe vizita e Lavrovit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, në Beograd. Ishin caktuar takime me kriminelin e luftës, Vuçiq në Beograd dhe me neofashistin serb të Republikës Serbe, Dodik. Dy takime me dy shtetet që janë vegla të Rusisë. Udhëtimi për në Beograd nuk u bë sepse shkak ishin ndalesat e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Por, pavarësisht kësaj, miqësia dhe vartësia ka mbetur. Serbia vepron nën diktatin e Moskës. Këtë e ka ditur shumë mirë BE. E ka ditur Parisi, Berlini, Londra dhe Vashingtoni. Nuk është ky rasti i vetëm. Jo. Armët e dhëna nga Rusia dhe Kina dëshmojnë vartësinë e shtetit serb. Kjo vartësi dihet, sikundër që dihet se Serbia dhe Republika Serbe nuk janë me vendet liberale e demokratike, por janë me Rusinë. Sanksionet ndaj Rusisë nuk përkrahen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kryesisht Republika Serbe në Bosnje.

E megjithatë nuk po dënohet. Nuk kemi veprime konkrete për ndonjë masë a sanksion kundër Serbisë dhe Republikës Serbe. Veç thirrjeve dhe presionit politik për të ju bashkuar masave të perëndimit, nuk ka masa tjera ndëshkuese. Qendrat e ndryshme në Evropë e më gjerë po bashkëpunojnë me Serbinë. BE e sheh si forcë kryesore "stabilizuese" në Ballkanin Perëndimor. E mu kjo është e rrezikshme. Kështu u veprua nga faktori i jashtëm edhe para luftërave të fundit të decenies së fundit të shek. XX kundër Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës e Kosovës. Duket se këtë gabim po bëjnë BE dhe SHBA ndaj Serbisë e Republikës Serbe edhe tash. Përkëdhelja e Beogradit vetëm fatkeqësi do të sjellë. Serbia kështu mundë të shkoj edhe në luftëra të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".