
Djali i Sorosit takon Ali Ahmetin e Artan Grubin në Ohër

Djali i George Soros, Alexander Soros, ka njoftuar se ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Soros ka shkruar se ndihet i nderuar që ka takuar dy politikanët shqiptarë në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.
“I nderuar ta takojë Ali Ahmetin nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut në Ballkanin e Hapur, si dhe zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi”, ka shkruar ai në Twitter.
(Kosova Sot Online)