Kur Merkel erdhi në Kosovë me mesazhet e fuqishme nga Gjermania

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 22:38
Kur Merkel erdhi në Kosovë me mesazhet e fuqishme nga Gjermania

Në vitin 2011 në Aeroportin e Prishtinës do të ateronte një aeroplan, i cili brenda transportonte gruan që cilësohej më e fuqishmja në botë. Për pak orë, kancelarja Angela Merkel do të vizitonte shtetin më të ri, Kosovën.

Por, kjo vizitë vlerësohej si jashtëzakonisht e rëndësishme, veçmas që po ndodhte në kohën kur Gjermania refuzoi që Serbia të ketë statusin e shtetit kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Këtu do të pritej nga atë kohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për këtë ngjarje ku sqaroheshin mesazhet e Merkel për Kosovën e Serbinë.

Zonja e Hekurt kishte shfaqur përkrahjen për Kosovën, mirëpo kishte kërkuar që në vend të luftohet korrupsioni.

E nga Serbia, Merkel qartazi kërkonte largimin e strukturave paralele në veri.

“Në bisedat tona me Serbinë, e kemi bërë të qartë se çka dëshirojmë, pra ka nevojë për gjetje të mundësive për tregti të lirë, gjetje të mundësive për bashkëpunim në aspektin kufitar dhe që jemi të angazhuar që në Kosovë të mos ketë struktura paralele”, kishte deklaruar ajo.

Merkel theksonte se ishte radha e Kosovës për të ndërmarrë veprime.

“Unë mendoj që është arritur një hap i madh dhe është radha te pala kosovare që edhe ajo të japë diçka nga vetja në mënyrë që t’i jepet zgjidhje paqësore kësaj çështjeje”, kishte thënë ajo tutje.

Këto ishin kushtet themelore që sipas Merkel, Kosovës t’i hapen dyert e BE-së.

Ndërsa përkrahja për Kosovën sipas kancelares dëshmohej me prezencën e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman.

Këta i vizitoi vetëm pasi kishte zhvilluar një takim një orësh me ish-kryeministrin në hapësirat e aeroportit.

Një ngjarje kaq të rëndësishme për Kosovën, do t’ia dinin vlerën edhe fëmijët, të cilët do ta prisnin rrugëve eskortën e Merkelit.

(Kosova Sot Online)