Vetura shkel një fëmijë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 12:16
Vetura shkel një fëmijë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Sot në orët e hershme të mengjesit një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre këmbësorës i është ofruar trajtimi mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënsi i policisë Agron Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)