Durmishi: Jemi para finalizimit të një marrëveshje me Malin e Zi
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi ka thënë se janë duke ndërmarrë masa sa i përket sinjalizimit horizontal dhe vertikal në mënyrë që të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve.
Ai shtoi se që nga viti 2017 nuk ka pasur kontrata për sinjalizim të rrugëve, duke shtuar se kjo ka ndikuar që të ketë numër më të madh të aksidenteve në trafik
Durmishi: Jemi para finalizimit të një marrëveshje me Malin e Zi për dy tunele Deçan-Plavë
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se janë duke ndërmarrë masa sa i përket sinjalizimit horizontal dhe vertikal në mënyrë që të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve.
Ai shtoi se që nga viti 2017 nuk ka pasur kontrata për sinjalizim të rrugëve, duke shtuar se kjo ka ndikuar që të ketë numër më të madh të aksidenteve në trafik
Lexo Edhe:
10 Irresistibly Gorgeous Asian Actresses
Valon Syla: Edi Rama është më lider, më shmeker e më me stil se zilamat e …
Madje, ai tha se me kontratat e mirëmbajtjes do të intervenohet në të gjitha rrugët kudo që ato janë të dëmtuara.
“Janë disa masa të cilat jemi duke i ndërmarrë, duke filluar nga sinjalistika prej vitit 2017 në ministri nuk ka pasur kontrata të sinjalistikës dhe këto kanë ndikuar shumë që të ketë numër më të madh të aksidenteve në trafik. Tash i kemi nënshkruar kontratat dhe kemi filluar punimet regjionale dhe nacionale për sinajlizimin horizontal dhe vertikal dhe gjatë këtij viti do t’i kemi të gjitha rrugët regjionale dhe nacionale me sinjalistikën e duhur që do të ndikojnë shumë në uljen e numrit te aksidenteve në trafik”.
(Kosova Sot Online)
