Burri i infermieres e kërcënon një pacient në spitalin e Gjakovës

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 09:50
Burri i infermieres e kërcënon një pacient në spitalin e Gjakovës

Burri i një infermiere ka kanosur dje një pacient, i cili ka qenë i shtrirë në spitalin e Gjakovës.

Siç njofton Policia, pacienti ka pasur një mosmarrëveshje me infermieren dhe më pas ai është kanosur nga burri i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)