Në Prekaz u vulos liria, Osmani e Kurti homazhe atje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë bërë homazhe të varrezat e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.
Pas homazheve, dy krerët e shtetit, kanë dhënë prononcime për media, ku ngritën lart sakrificën dhe veprën e komandantit Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari.
Osmani tha se në Prekaz është vulosur liria e vendit, ndërsa Kurti tha se ky fshat është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare.
“Jemi këtu në Prekaz, pikërisht në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Dua të tregojmë edhe një herë që e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërben si një fanar ndriques në çdo hap që e bëjmë përpara drejt forcimit të shtetit tonë, lirisë sonë dhe demokracië së ndërtuar me aq shumë mund e sakrifica. Nga këtu shprehim edhe nderimin për të gjithë dëshmorët e UCK-së, të cilët vlerën e lirisë e vendosën para jetës së tyre dhe e dhanë jetëne tyre në mënyrë që ne ta gëzojmë lirinë. Edhe një herë i përjetshëm do të jetë kujtimi për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë ata që ranë për liri”, tha presidentja Osmani.
“Lufta clirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharajt. Tre breza luftuan tri ditë në atë që sot njihet si Epopeja e UCK-së. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj sot u themni të gjithë qytetarëve urime 12 qershori, dita e çlirimit dhe paqes, e cila i ka rrënjët këtu te sakrifica dhe flijimi i familjes Jashari”, tha kryeministri Kurti.
(Kosova Sot Online)
