Kjo është kërkesa e LDK-së për debat parlamentar për rritjen e çmimeve

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 11:37
Kjo është kërkesa e LDK-së për debat parlamentar për rritjen e çmimeve

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka publikuar dokumentin, me të cilin LDK ka kërkuar debat parlamentar, për rritjen e çmimeve.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se me mosveprim, qeveria përbën krim nga qytetarëve të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në emër të GP LDK, me përkrahjen e kolegëve, kam paraqitur sot kërkesën për debat parlamentar ku do të diskutojmë masat konkrete që kemi dhënë LDK-ja, sot e 100 ditë më parë, për t’i përkrahur qytetarët tanë të përballojnë rritjen enorme të çmimeve.

Mosveprimi nga Qeveria përbën krim ndaj qytetarëve dhe familjeve kosovare!

(Kosova Sot Online)