Klinaku thirrje veteranëve që nesër të mblidhen masovikisht para Kuvendit

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 13:11
Klinaku thirrje veteranëve që nesër të mblidhen masovikisht para Kuvendit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se nesër do të organizojnë një protestë për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka bërë thirrje që të ketë dalje masive.

“Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.

Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10159973160992720

(Kosova Sot Online)