Shefi i NATO-s: Suedia ka përparuar në përmbushjen e kërkesave të Turqisë

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 17:11
Shefi i NATO-s: Suedia ka përparuar në përmbushjen e kërkesave të Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kërkesat e Turqisë, në mënyrë që të japë miratimin për aplikimin e vendit për bashkim me aleancën.

Duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministren e Suedisë, Magdalena Anderson, Stoltenberg tha se, “mirëpret nismën e Suedisë për ndryshimin e legjislacionit të saj kundër terrorizmit dhe për eksportin e armëve.”

Ai shtoi se këta janë dy hapa të rëndësishëm për shqetësimet e Turqisë.

(Kosova Sot Online)