Sarrazin, qeverisë së tij: Nëse e shikoni me maturi, Ballkani Perëndimor është kyç për BE’në

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 09:02
Sarrazin, qeverisë së tij: Nëse e shikoni me maturi, Ballkani Perëndimor është kyç për BE’në

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka raportuar para qeverisë federale gjermane për rëndësinë e rajonit.

“Nëse e këqyrni me maturi, Ballkani Perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Europian”, ka thënë Sarrazin.

Që nga dita e emërimit, Sarrazin ka shtyrë përpara idenë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është zemra e Europës dhe se duhet integruar në Union. Ai ka zhvilluar edhe disa vizita në shtetet e këtij rajoni, duke sjellë mesazhin mbështetës për proceset integruese të tyre.

(Kosova Sot Online)