Në ofensivë kundër Serbisë, Kosova duhet shfrytëzuar qysh tash kohën më të volitshme

Në ofensivë kundër Serbisë, Kosova duhet shfrytëzuar qysh tash kohën më të volitshme
Në ofensivë kundër Serbisë, Kosova duhet shfrytëzuar qysh tash kohën më të volitshme

Shefik Shkodra

  • 14 June 2022 - 07:38

Shkruan:ANALISTI - Shefik Shkodra

Është koha që Qeveria pa vonesë të jetë e gatshme për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Duket është më serioze në ndërmjetësim të evropianëve, sidomos nga biseda e kancelarit gjerman në Beograd. Por do të duhej të ishin shumë unike të gjitha grupet dhe partitë. Të jepnin kontributin e tyre, në mënyrë që argumente e fakte të shqyrtohen e të binden të gjithë se, Kosova duhet, para se gjithash, të jetë shtet i pavarur me kufijtë e deritashëm, do të thotë në ruajtjen e integritetit territorial. Pra, duhet të shfrytëzohet koha dhe të shtrohen të gjitha çështjet sy me sy, të cilat deri më tash ndoshta kanë munguar.

-Që të kemi marrëveshje serioze e përfundimtare me Serbinë, duhet të kemi shënimet e sakta për humbjet në njerëz, shkatërrimin në ekonomi dhe pasuri, monumente kulturore, fetare dhe banesa banimi e ato përcjellëse, dhunimet e femrave, etj. Dhe ajo që është me rëndësi, kërkesa për të pagjeturit, të cilën çështje shumë e kanë përfolur institucionet e shoqatat, por e tillë realisht nuk është kënaqshme deri më tash. Kërkesa tjetër, që do të duhej të jetë e para ndoshta, të ndihet nga pala e agresorit si kërkim falje, për krejt sakrificat, shkatërrimet në pasuri dhe tërësisht një dehumanizim, i shkaktuar nga ushtria e Serbisë. Madje, sikur e dinë të gjithë, ndjekja jashtë vendit e rreth një milion banorëve shqiptarë. Kjo do të duhej të shqyrtohej e të pranohej se, që të dy popujve u është shkaktuar dëm dhe jo rehati. Kjo sjellje politike është e pranishme edhe sot, duke rekrutuar njerëzit në Kosovën veriore, duke i mashtruar dhe duke i shtrënguar se, ata (qytetarët serbë) në pjesën veriore të mos e pranojnë shtetin e Kosovës, e duke shpresuar për një ndarje si në Bosnje.

Por Serbia është e vetëdijshme se, në Kosovë është krijuar gjenocid: me vrasjen e civilëve të pafajshëm të moshave të ndryshme, dhunimet dhe ndjekja masive e shqiptarëve jashtë Kosovës. “...Serbia dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare, të cilën duhet kurrë të mos e harrojmë por, të kërkojmë që vendoset drejtësia e të bëhet kërkim-falja e pranimit të krimit, në mënyrë që të arrihet pajtimi”, kështu si deklarohej kryeministri, Albin Kurti. Shënime të ngjashme e me kujdes, qeveria do të duhej sa më urgjent t’i bëj e të jetë e gatshme për dialog që do të çonte deri në marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Që të gjitha do t’i paraqiteshin palës serbe, nëse vërtet mendojnë se do të duhej të vejnë një kapak të kaluar dhe një paqe të përhershme në Ballkanin Perëndimor. Dhe paqja në Ballkan nënkupton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe paqe për të gjithë regjionin dhe Evropën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".