Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me shtëpi në vlerë 1.5 milion euro

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 14:21
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me shtëpi në vlerë 1.5 milion euro

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në deklarimin e tij të pasurisë për këtë vit në Agjencinë Anti-Korrupsion, ka deklaruar edhe shtëpi në vlerë prej 1,5 milion euro.

Përveç kësaj, ministri Latifi posedon shtëpi pushimi, të marrë në posedim që nga 2020-a, që i kushton 600 mijë euro.

Me një shtëpi tjetër pushimi, një banesë dhe një tokë, totali i pronave të paluajtëshme Latifit i shkon në gati tre milionë euro.

Ai, po ashtu, ka të deklaruara para të gatshme prej 100 mijë dollarë në ‘Bank of America’, si dhe kredi 1 milion euro.

Po ashtu, Latifi posedon edhe katër vetura, që në total kanë vlerën e 138 mijë eurove.

Tek informacionet shtesë në deklarim të pasurisë, ministri Latifi ka bërë të ditur se posedon 215 ari në Graqanicë, me vlerë prej 1.5 milion eurove.

(Kosova Sot Online)