“S’ka si Tirona jo”, Edi Rama reagon i ekzaltuar që Sunny Hill mbahet në Tiranë

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 20:10
“S’ka si Tirona jo”, Edi Rama reagon i ekzaltuar që Sunny Hill mbahet në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë shkuarjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë.

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e sivjetmë do të zhvendoset në Tiranë. Media raportoi më herët se mbajtja e festivalit më të madh në vend, dështon të mbahet për sivjet.

LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar ai.

“S’ka si Tirona jo”, ka shtuar Rama.

(Kosova Sot Online)