Miratimi i projektligjit për pagën minimale, Çeku: Injorim i luftës së UÇK’së

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 20:58
Miratimi i projektligjit për pagën minimale, Çeku: Injorim i luftës së UÇK’së

Agim Çeku, e quan “gabim të madh të qeverisë së Kosovës”, miratimin në lexim të parë të projektligjit për pagën minimale, i cili u kundërshtua nga veteranët e luftës së UÇK’së. Ai thotë se në lexim të dytë, kjo duhet përmirësuar.

“Po e shoh si gabim të madh të qeverisë së Kosovës. Një gabim i pakuptimtë. Një arsyetim i pakuptimtë. Një çështje e panevojshme, edhe si një injorim total i veteranëve të UÇK’së, i luftës së UÇK’së, një ndarje jo vetëm e veteranëve nga pjesa tjetër e shoqërisë por një ndarje e shoqërisë, kështu që unë uroj që ky gabim të përmirësohet sa më shpejt në leximin e dytë që të mos kalojë një gjë e tillë, sepse vërtetë është gabim”, tha Çeku.

“Është gabim sepse ekziston një ligj i cili thotë se veteranët minimum pagën minimale duhet ta marrin edhe tash po rritet paga minimale, po trajtohet si sukses, por në anën tjetër nuk po i përfshin të gjithë ata që kanë qenë deri sot të përfshirë në pagë minimale”, shpjegon ai 

“Është një ndarje, është një injorim, është një nënvlerësim, thjesht është një gabim shumë i madh”, tha Çeku.

(Kosova Sot Online)