Haradinaj: Po më shkruajnë aktivistët e VV’së, po thonë neve s’po na marrin në punë

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 22:16
Haradinaj: Po më shkruajnë aktivistët e VV’së, po thonë neve s’po na marrin në punë

Ish-deputeti, Daut Haradinaj, thotë se qeveria e Albin Kurtit do të përgjigjet para organeve të drejtësisë për korrupsionin dhe punësimet familjare. Thotë se në pozita të ndryshme pune janë rehatuar familjarë të kabinetit qeveritarë, dhe se për këtë po ankohen edhe vetë aktivistë të VV’së.

“Çarshia flet me zo. Kur flasim anëtarë të boreve, kur flasim për politizim të institucioneve kredibile të cilat deri diku duhet me qenë të pavarur, me emër e mbiemër i kemi, këtu i kam listat”, tha Haradinaj

“Gjykimin më të madh kësaj qeverie jemi duke ja bërë në opinion publik edhe i falënderoj dhe i përgëzojë mediat që e kanë ngritur zërin”, shtoi ai.

“Shumica prej tyre s’janë as VV, por vetëm sepse janë ilake e një ministri kanë hyrë në punë”, tha ai.

“Bile aktivistët e VV’së, po me shkruajnë se “ne s’po na marrin në punë”, tregoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)