Kjo është pasuria e kryetarit të KGJK-s Albert Zogaj

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 10:22
Kjo është pasuria e kryetarit të KGJK-s Albert  Zogaj

Pasuri marramendëse, duke ju afruar milionerëve të politikës, kanë krijuar ndër vite edhe zyrtarët në institucionet e drejtësisë. Një ndër të pasurit e drejtësisë Kosovare është kryetari i KGJK-s  Albert Zogaj. Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, ai deklaron shtëpi me 340.00 metra katrore  që kap vlerën 140.000 euro, e deklaruar si kontribut familjar. Me kontribut te familjes e ka deklaruar edhe pronësinë e banesës prej 38. Metra katrorë e cila kap vlerën 35.000 euro.

Posedon edhe dy vetura, një pasat me vlerë  6.000 euro, e deklaruesit, dhe veturën Veturë Vitara 1.6 GL 4 Wd M/T, me vlerë prej 15.000 euro në emër të bashkëshortes . Obligimet ndaj institucioneve financiare, Kredia është shfrytëzuar për blerjen e veturës së bashkëshortes 3000 euro. Riprogramim i Kredisë paraprake dhe shfrytëzim i pjesës tjetër për përfundim të punimeve në shtëpi me kohëzgjatje 2020-2026.

Nga te hyrat vjetore ka deklaruar 27,223.00 të ardhura vjetore nga paga në gjyqësor, po ashtu merr edhe 5,603.00 nga angazhimi në AAB. Kompensime për pjesëmarrje në  trajnime e tryeza  shumën prej  1,105.0 në vit.  Përfiton 5,348.00 pagë  nga  Komuna e Obiliqit Drejtoria e Arsimit, pagë nga  puna e bashkëshortes . Të hyra nga qiraja e banesë në shumën prej 1,800.00. Po ashtu edhe 3,370.00 të hyra vjetore nga Trusti në emër personal dhe 292.00 nga kontributi i bashkëshortes në Trust.

(Kosova Sot Online)