Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 12:15
Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren.

Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar për trajtim në QKUK, por se, i njëjti ka vdekur gjatë trajtimit.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME  FATALITET

Rr. Faik Konica, Prizren / 10.06.2026 – 09:58. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes  një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar  dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i biçikletës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, viktima  gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së

(Kosova Sot Online)