Agjencioni Kundër Korrupsionit zbardh pasurinë e plotë të Presidentes së Shtetit Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 14:07
Agjencioni Kundër Korrupsionit zbardh pasurinë e plotë të Presidentes së Shtetit Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rezultuar të jetë shumë e kamur, sipas formularit të  pasurisë së deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar se në emër të saj ka një banesë të papërfunduar akoma  me sipërfaqe prej  83.51 m2, e cila kap vlerën 42.500 euro.Po ashtu te pasuria e paluajtshme  figurojnë edhe dy shtëpi, e një banesë me garazh figurojnë në emër të bashkëshortit të saj. Njëra shtëpi kap vlerën 120 mijë euro,  tjera 180 mijë, ndërsa banesa ka vlerën e 70 mijë euro.  

 Vjosa Osmani si presidente e Kosovës pagën vjetore e ka deklaruar në total prej 32.922 euro, kurse mëditje nga udhëtimet merr  rreth 6 mijë e 223 euro në vit. Bashkëshorti i saj ka deklaruar se ka 37.855 euro në vit të cilat i merr nga buxheti i Kosovës dhe 8.500 euro i merr qira nga patundshmëria në Adelaide të Australisë. Presidentja Vjosa Osmani gjithsej para të gatshme ka deklaruar se i ka  35 mijë e 721 euro në Raiffaisen Bank dhe 6 mijë 774 dollarë. Sipas deklarimit të saj në AKK bashkë me bashkëshortin e saj, janë në borxh 87.900 euro për shtëpinë në lagjen luksoze Marigona Hill. Ndërsa edhe 10.000 euro të tjera ka deklaruar se janë në borxh për parcelën në Lagjen e Gjelbër.

(Kosova Sot Online)