Fotografi e re nga takimi i Ramës me Klitschkon në Kiev

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 22:13
Fotografi e re nga takimi i Ramës me Klitschkon në Kiev

Gjatë vizitës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e bën në Ukrainë, ai është takuar edhe me kryetarin e Kievit dhe ish-kampionin e botës në boks, Vitaliy Klitschkon.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook

“Bashkia Kiev – Me kryetarin, kampionin botëror të boksit, Vitali Kliçko”, shkroi Rama.

Vizitën në Ukrainë, Rama po e zhvillon së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Ata gjatë ditës së sotme vizituan zonat e bombarduara nga forcat ruse, kurse në mbrëmje mbajtën një konference për media së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskin. 

(Kosova Sot Online)