Ja si po “varfërohet” nënkryetari i pasur I PDK-së Sami Lushtaku me deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklaroj vetëm dy toka dhe shitjen e shtëpisë!

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 10:03
Ja si po “varfërohet” nënkryetari i pasur I PDK-së Sami Lushtaku me deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklaroj vetëm dy toka dhe shitjen e shtëpisë!

-Sami Lushtaku si nënkryetar i Komunës së Skenderajt që nga fundi i vitit të kaluar, ka deklaruar vetëm dy pasuri të paluajtshme në formularin e deklarimit të pasurisë në AKK. Dy toka i ka të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Sipas deklarimit, njëra tokë është 500,000 m2 nga viti 2006 me vlerë 500 mijë euro. Dhe tjetra, me sipërfaqe 30,000 m2. Numri dy i Komunës së Skenderajt, këtë tokë e ka vlerësuar me 90,000 euro. Të dy këto toka janë në emër të tij. 

Në deklarimin e tij, është sqaruar se ka bërë kontratë për shitjen e shtëpisë me vlerë 250,000 euro, e që janë ende të papaguara. Të gjitha rubrikat tjera të zbrasta. Lushtaku nuk ka deklaruar asnjë nga pasuria e luajtshme e as nëse mbanë para në banka. Sami Lushtaku ka deklaruar se merr dy rroga. Paga e tij mujore si nënkryetar i Skenderajt është 815 euro. Ndërkaq pensionin invalidor e ka deklaruar 3,600 të ardhura vjetore.

(Kosova Sot Online)