Kur ministri Hekuran Murati ankohej në 2018 se çmimi i naftës ka shkuar në 1.20 €

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 08:34
Kur ministri Hekuran Murati ankohej në 2018 se çmimi i naftës ka shkuar në 1.20 €

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur shifra alarmante, ku deri dje një litër naftë shkoi në 1, 90 euro.

Për rritjen e këtij çmimi ministri i financave Hekuran Murati të hënën tha se kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë veprimi të Qeverisë, por për shkak të rritjes së çmimit të importit.

E, Murati sa ishte në opozitë për rritjen e çmimit të naftës, gishtin e drejtonte ka pushteti në vitin 2018 edhe pse çmimi atë kohë sillej 1. 20 euro/litër.

Në një postim të tij ai ishte ankuar se çmimi i naftës nuk po zbriste nën 1.20 euro për litër.

Ndërkohë, Murati shkruante në Facebook se taksa që ishte në fuqi ndaj Serbisë në 2018 “i mbulonte të gjitha gjynahet”.

Ky është shkrimi i Muratit më 9 dhjetor të 2018:

Veç thash t’ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshi akcizën dhe tatimet) po hyn me 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bie nën 1.20 euro/litër.
Autoriteti që mbikëqyr tregun e derivateve – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kryesorja, taksa ndaj Serbisë po i mbulon të gjitha gjynahet!

Image

(Kosova Sot Online )