Zhvillim i papritur, Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për media në orën 13:30

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 11:19
Zhvillim i papritur, Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për media në orën 13:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Megjithatë, në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 13:30”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)