BE-ja po shkon edhe në samitin e 23 qershorit me fërkime të mëdha për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

BE-ja po shkon edhe në samitin e 23 qershorit me fërkime të mëdha për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës
BE-ja po shkon edhe në samitin e 23 qershorit me fërkime të mëdha për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 18 June 2022 - 09:01

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ende nuk ka marrë përgjigje të sigurt nga BE. Ekziston një mendim i fundit i Komisionit të Politikës së Jashtme të BE-së për të liberalizuar vizat edhe për qytetarët e Kosovës, sikundër edhe njohja e shtetit nga 5 vendet BE-së dhe nga Serbia. Gjithashtu është edhe mendimi Vjenës dhe i Berlinit në këtë anë. Mirëpo, ende nuk ekziston një mendim pozitiv i shprehur nga Franca, Holanda dhe 5-shja BE-së, lidhur me liberalizim e vizave.

-Në BE ende ka skepticizëm për liberalizim. Nuk dihen qëndrimet e shumë shteteve, sikurse edhe të 5-së së BE-së, që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, për liberalizim.

Nga diskutimet e z. Scholz vërehet një qëndrim i qartë. Për liberalizim është shprehur z.Scholz edhe para Presidentit të Francës, z.Makron, sikundër edhe para Kryeministrit Italian, z.Draghi. Ata nuk e kundërshtuan çështjen e liberalizimit të vizave. Mirëpo, as nuk u shprehen për liberalizim.

E lanë çështjen e hapur. Samiti i BE-së mbahet më 23 qershor. Marrin pjesë shefat e shteteve dhe të qeverive të 27 shteteve të BE-së. Të deklaruar për liberalizim janë vetëm dy shtete, është Austria dhe Gjermania. Shtetet tjera po qëndrojnë në heshtje. Shpresa është e madhe. Pritjet gjithashtu. Kemi edhe rezolutën e BE për liberalizim. Nuk kemi qëndrime nga Charles Michel dhe as nga z.Von de Lein. Të dy këta si udhëheqës të BE-së nuk janë deklaruar qartë për liberalizim. Pritet që të kemi diskutime për këtë edhe më 23 qershor në Samit. Ato do të drejtohen edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Fjala është për statusin e kandidatit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimin vizave për Kosovën. Fjalë dashamirëse për Ballkan ka mjaft. Nuk kemi qartësi për asnjërën çështje. As Franca, as Holanda, as Spanja nuk janë deklaruar. 5-a e BE-së që nuk ka njohur Kosovën s’ka dhënë mendime fare. Ata nuk e njohin shtetin e Kosovës. Shkohet në Samit me paqartësi të lartë dhe me kundërshtime të ashpra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".