Një person u gjendet pa shenja jete, dëshmitarët: E gjetën pas 24 orësh

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 13:54
Një person u gjendet pa shenja jete, dëshmitarët: E gjetën pas 24 orësh

Dje në Vërmicë të Prizrenit është gjetur një sirian pa shenja jete dhe një 16-vjeçar i lënduar. Policia e Kosovës ka njoftuar se këto dy raste lidhen me njëra-tjetrën.

Dëshmitarët që e kanë parë trupin e pajetë të viktimës, ata kanë treguar që trupi i sirianit ka qëndruar aty për rreth 24 orë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim, ku thuhet se 16-vjeçari ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML.

“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit.  Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)