Kështu përgjigjet Kurti për raportimet se Rama ka për qëllim rrëzimin e tij

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 23:03
Kështu përgjigjet Kurti për raportimet se Rama ka për qëllim rrëzimin e tij

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ndër të tjera, lidhur me raportimet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëllim rrëzimin e tij, Kurti nuk pranoi të komentojë, por tha se deklaratat, komentet, insinuatat dhe intrigat e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në mbledhjet e përbashkëta.

“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tani komente apo të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet sepse atëherë nuk jemi kryeministra por ndoshta as analistë të mirë. Porti i ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës, Hekurudha në mes. Kjo është çështja me e rëndësishme për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe unë për këtë, çdo ditë në vijim do të bëj fushatë. Kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik të kombit tonë mbarë, prandaj deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat, komentet e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë ne këtu në mbledhjet e përbashkëta”, tha ai.

(Kosova Sot Online)