Lexoni edhe:
Çun Lajçi: Albin dje s’ishe i mirë, siç të tha Rama - pse s’i nxore hujt si Isa në Vlorë?
Sot, mes Kosovës e Serbisë, u arrit marrëveshja që parasheh faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.
Kjo marrëveshje, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se e mundëson faturimin e energjisë elektrike “sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.
Ndaj kësaj deklarate reagoi ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, i cili e pyeti Bislimin se për çfarë kanë kundërshtuar deri tani, pasi i dhanë interpretim pozitiv marrëveshjes.
“Pyetja që shtrohet është: meqenëse i bëni një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë e keni kundërshtuar deri më tani?Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje? A e hoqet, siç thonit atëherë nënvendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbine?Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për rradhën e gjatë të mashtrimeve”, ka shkruar Berisha.
(Kosova Sot Online)