Autobusi i aksidentuar në Gjilan ka këputur telat e rrymës, ka persona të lënduar

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 22:32
Autobusi i aksidentuar në Gjilan ka këputur telat e rrymës, ka persona të lënduar

Një autobus është aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se ka të lënduar nga aksidenti.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt afër restoran “Astoria” – Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë një autobus, i cili i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)