Qeveria bullgare nuk zmbrapset nga bllokada për Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 16:37
Qeveria bullgare nuk zmbrapset nga bllokada për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Bullgarisë ka refuzuar propozimin e kryeopozitarit Boyko Borisov që fillimisht të aprovohet formula e Presidencës Franceze në BE për zhbllokimin e procesit të anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut dhe më pas 59 deputetët e partisë së tij do të ktheheshin në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur nga shefja e kabinitetit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, në një përgjigje për mediumin bullgar “Dnvenik”

Ajo ka thënë se Petkov nuk zmbrapset nga ajo që ka thënë më herët, pra që formula për anëtarësim e Maqedonisë “fillimisht të kalojë në komitetin parlamentar për punë të jashtme, pastaj në seancë plenare ku do të merrte një mbështetje të gjerë dhe më pas në Këshillin e Ministrave”

Kryeministri Petkov ka kritikuar edhe presidentin Ruman Radev për qëndrimin e tij që të fillohet  me negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

 “Është e rëndësishme që Borisov të urdhërojë 59 deputetët e tij që të punojnë për përditësimin e buxhetit dhe ligjet mbi planin e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë,” ka thënë Borislavova për Dnevnik, teksa ka komentuar mungesën e kuorumit në Asamblenë Kombëtare, seancë e cila s’mund të ketë kuorum pa deputetët e Borysov.

(Kosova Sot Online)