Arrestohet burri që rrahu 10-vjeçaren në Prishtinë
Pamjet e rrahjes brutale të një vajze në Tauk Bahçe të Prishtinës mbrëmë u bënë virale. Në këto pamje shfaqej një burrë që keqtrajton një vajzë të mitur, duke e rrahur pamëshirshëm.
Fillimisht rasti nuk dihej se kur ka ndodhur, teksa Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Burimet bëjnë me dije se pas publikimit të pamjeve gjithandej në rrjete sociale, Policia ka nisur hetimet, me ç’rast ka zbuluar se burri që shihet në video është B.S.., 55-vjeçar, i cili ka rrahur vajzën 10-vjeçare.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për keqtrajtimin e vajzës.
Pas intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti është hetohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
(Kosova Sot Online)
