Qytetarët nisin sërish peticion për Trustin, përkrahen nga ky deputet

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 08:25
Qytetarët nisin sërish peticion për Trustin, përkrahen nga ky deputet

Qytetarët e Kosovës s’kanë hequr ende dorë nga kërkesa për tërheqjen e parave nga Trusti, pavarësisht se Projektligji që u dërgua në Kuvend për këtë punë dështoi që të miratohej, pasi 57 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, raporton Express.

Ata kanë filluar sërish një peticion për të mbledhur nënshkrime për të riproceduar kërkesën për tërheqjen e parave nga Trusti në Kuvend.

Lexo Edhe:

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Lushi merr kritika pasi që e quajti Kurtin matrapaz, reagon sërish: Ndali …

Adnan Jashari ka njoftuar në grupin “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, se kanë nisur përgatitjet për të mbledhur nënshkrime.

“Pas kërkesës tuaj në grup për PETICIONIN për Trustin! Unë me disa anëtarë të grupit kemi filluar përgatitjet për të mbledhur nënshkrime për të riproceduar kërkesën tonë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht në mbledhje të nenshkrimeve për peticion, le të më kontaktojnë qe t’ua jap fletët për  mbledhje të nenshkrimeve.

Kur të dalim në teren do të bëjmë publike lokacioni ku mund të nënshkruhet PETICIONI në Prishtine dhe qytetet tjera! Të nderuar anëtarë, një kopje të PETICIONIT po e publikoj ketu në grup që të keni mundësi ta printoni dhe nenshkruani ne vendet tuaja dhe pastaj të i dorëzoni tek ne”, ka shkruar Jashari.

Këtë nismë të qytetarëve e ka përkrahur sërish deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Ai ka thënë se kushdo që hynë në garë kundër qytetarëve, do të jetë çdo herë humbës.

“Ndonëse Kryeministri Kurti  shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve  duke i trajtuar ata si teknokrat apo robot të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës. Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online )