Një person gjendet me fytin e prerë në oborrin e shtëpisë

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 10:22
Një person gjendet me fytin e prerë në oborrin e shtëpisë

Ish-kreu i bashkisë në provincën e Lodit në Itali, është gjetur i vrarë në kopshtin e banesës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se Pierangelo Repanati  i cili ishte edhe një gazetar i shquar, i ishte prerë fyti gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë fqinjët e ish-kryebashkiakut të cilët kanë njoftuar policinë për shkak se kanë dëgjuar britma tek banesa tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, të hënën e 27 qershorit, rreth orës 22:00.

Repanati ishte i njohur në qytet, pasi ai kishte qenë kryetar bashkie nga viti 2004 deri në 2009 në Corte Palasio.

(Kosova Sot Online)