Lajçak pas takimeve me krerët e opozitës: Mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për dialogun
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës sipas tij të fortë, për dialogun.
Lajçak gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë është takuar me krerët e partive opozitare.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajcak ka bërë të ditur se në takimet e tij me krerët e opozitës është informuar për gjendjen e dialogut dhe opinionet e vlerësimet e tyre.
Ai ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në ditën e dytë në Kosovë u takova me lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare të Kosovës për tu informuar mbi gjendjen e dialogut dhe për të dëgjuar opinionet dhe vlerësimet e tyre. E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për Dialogun.”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)
