Fotografi prekëse nga lufta e Kosovës

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 11:50
Fotografi prekëse nga lufta e Kosovës

Në rrjete sociale është bërë publike një fotografi e prillit të vitit 1999 e shqiptarëve të Kosovës të dëbuar nga forcat serbe që kanë gjetur strehim në objektin e një xhamie në Kukës të Shqipërisë.

Fotografia shfaq dy të moshuar dhe dhjetëra të tjerë që shihen brenda ambienteve të xhamisë.

Mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës ishin dëbuar nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së fundit, pjesa më e madhe e tyre në pranverën e vitit 1999 pas fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Refugjatët shqiptarë të Kosovës ishin strehuar në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)