KGJK dhe KPK duhet dezinfektuar 100% nga virusi i krimit të organizuar që ka infektuar të gjitha shtyllat e shtetit!

KGJK dhe KPK duhet dezinfektuar 100% nga virusi i krimit të organizuar që ka infektuar të gjitha shtyllat e shtetit!
KGJK dhe KPK duhet dezinfektuar 100% nga virusi i krimit të organizuar që ka infektuar të gjitha shtyllat e shtetit!

Naim Miftari

  • 29 June 2022 - 11:39

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Qëllimi i bojkotit të grupit punues për Vettingun nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, këshilla këto që vijnë nga akademia e njerezve te Adem Grabovcit-Prontos, është i qartë, kanë urdhera të prerë nga krimi i organizuar dhe ish-pushtetarët e politikanët e Korruptuar që me çdo kusht ta zvarritin dhe pengojnë pastrimin e gjyqësisë dhe prokurorisë por edhe policisë e AKI-së nga ish sekserët e kukullat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Ilmi Reqicës, Isa Mustafes e Ramush Haradinajt .

- I vetmi qëllim është që ta pengojnë sundimin e ligjit,ligj i cili do të ishte i njëjti për të gjithë qytetaret e Kosovës dhe pa marr parasysh rekomandimin e Komisionit të Venecias KGJK dhe KPK do ta lëvizin çdo gur që ta pengojnë Vetingun dhe konfiskimin e pasurisë të pa ligjshme te mafio-politikanëve edhe komandantëve të korruptuar, ta zvarritin deri në gusht. Pra lirisht mundë të thuhet se KGJK dhe KPK janë shndërruar në AVOKAT MBROJTES e në MBULES të krimit te organizuar dhe sidomos te politikanëve mafioze e të korruptuar dhe OLIGARKVE mafioze të tyre e qe kane biznese te perbashketa .

Ndryshimet kushtetuese që duhet bërë për ta implementuar Vetingungun dhe Byron hetimore të pasurive të paligjshme,qeveria Kurti duhet sa ma shpejt ti miraton, dhe nga ana tjetër ti heq disa barriera ligjore dhe përmes gjykatës kushtetuese dhe parlamentit ti kalon në vepra këto ligje të kërkuara qysh moti.

Po nuk u bënë këto ligje në vepër, atëherë krimi i organizuar dhe Pronto mafia politike e ish pushtetarëve nuk do të ndalohen kurrë dhe Kosova do të jetë sikurse deri sot vend ku nuk sundon ligji por sundojnë oligarkët mafioze e mafio-politikanët e korruptuar ne bashke-ortakeri kriminale.Përfundimisht mundë të themi se pa u pastruar KGK dhe KPK ,Policia dhe AKI-ja nga akademia e sekserëve të kukullave të Prontos kriminale dhe akademikët e Prapashticës e te Gllogjanit ligji në Kosovë do të jetë vetëm një dekorim shtetëror të thuhet se kemi kinse ligje i cili është edhe deri tani, por fatkeqësisht ka vepruar vetëm kundër qytetarëve të thjeshtë apo ndonjëherë edhe kundër kundërshtarëve politik të mafia politike të Kosovës.

KGJK dhe KPK duhet dezinfektuar 100% nga virusi i krimit të organizuar i cili i kontrollon e sundon edhe sot gjyqësinë, prokurorine, policinë deri dhe inteligjencën e Kosoves!?.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".