Ky mision ndërkombëtar kërkon objekt me qira në Prishtinë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se janë duke kërkuar një objekt të ri me qira që nga janari i vitit 2023.
Objekti që kërkohet duhet të jetë në qytetin e Prishtinës, i cili do të shërbej për zyrë qendrore dhe bazë logjistike.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është duke kërkuar shprehje të interesit nga palët e interesuara për qira objektesh të cilat do të përdoren si zyrë qendrore dhe bazë logjistike në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Nga OSBE tregojnë se objekti kërkohet nga janari 2023.
(Kosova Sot Online)
