Ganimete Musliu pozitës: Harrone që mund të vini këtu e të recitoni si papagalla

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 15:30
Ganimete Musliu pozitës: Harrone që mund të vini këtu e të recitoni si papagalla

Ganimete Musliu ka replikuar me Saranda Bogujevcin e cila i tha se nuk është koha për pyetjet parlamentare, por që po e lejon kësaj radhe të ndodhë, por me kaq kjo gjë përfundon.

E revoltuar, Musliu i është drejtuar Bogujevcit se nuk është duke bërë replikë, por po ndërlidhet me atë që tha Kryeministri, e që sipas saj po reciton si papagall.

“Po të njoftoj që unë me rregullore kam të drejtë ta marrë fjalën në këtë moment. Nuk jam tu bo replikë, unë u ndërlidha në atë çka prezantoj Kryeministri. Nëse mendoni që ju mund të vini këtu e të recitoni si papagalla, e të na mbyllni neve gojën që t’i trajtojmë këto tema, harrone”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së iu drejtua Ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke i thënë se nuk i intereson se kush punon, e kush kë ka punësuar, por që sipas saj numri që kanë vënë në dispozicion për ndihmë për lehonat nuk është funksional, dhe se e ka provuar vet ajo 38 herë.

(Kosova Sot Online)