Ky person po kërkohet nga Policia, nëse e shihni lajmërojeni menjëherë këtë numër

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 18:36
Ky person po kërkohet nga Policia, nëse e shihni lajmërojeni menjëherë këtë numër

Policia e Pejës është duke e kërkuar Resul Shalën, i cili dyshohet për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Resul Shalës.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· RESUL (Ramadan) SHALA i lindur me 28.12.1999 nё R. e Serbisё.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:

· “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Image

(Kosova Sot Online)