Gjilani, kampion i ikjes së qytetarëve në Evropë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 09:04
Gjilani, kampion i ikjes së qytetarëve në Evropë

Agjencia e statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e migrimit të kosovarëve për vitin 2021.

Gjatë kësaj kohe janë larguar nga Kosova 42 mijë e 728 qytetarë

Prej këtij numri prinë komuna e Gjilanit me 4 mijë e 320 qytetarë të cilët braktisën vendin.

Ajo pasohet nga Suhareka, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Malisheva, Gjakova dhe Podujeva.

Qytetarët thanë se arsyeja e këtij migrimi është papunësia.

(Kosova Sot Online)