Syla propozon vendime shtesë për gastronominë: Me na i dhezë cigaret plus majonezin dhe ketchupin me na i pru pa i lypë

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 16:32
Syla propozon vendime shtesë për gastronominë: Me na i dhezë cigaret plus majonezin dhe ketchupin me na i pru pa i lypë

Valon Syla ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për t’i obliguar lokalet e gastronimisë që të mos i privojnë klientët nga uji i pijshë nga rubineti.

Syla i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta marrë edhe një vendim për cigaret.

“O Albin Kurti. Masi e ndreqet ujin me venxim të Qeverisë…  Merrne një vendim me na i dhez edhe cigaret…”, shkroi ai.

“Edhe Majonezin e Ketchupin me pru me të parën pa ia lyp kamarierit. Nginu Vetëvendosje”, shtoi Syla.

(Kosova Sot Online)