Aksident mes dy veturave dhe autobusit, lëndohen katër persona

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 22:00
Aksident mes dy veturave dhe autobusit, lëndohen katër persona

Një aksident mes dy veturave dhe një autobusi ka ndodhur në Peran të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”- ka deklaruar Borovci.

(Kosova Sot Online)