“Hikmet, ulu”, Syla e sheh për herë të parë videon e Jahjagës, shpërthen në të qeshura

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 22:19
“Hikmet, ulu”, Syla e sheh për herë të parë videon e Jahjagës, shpërthen në të qeshura

Valon Syla ka shpërthyer në të qeshura, kur ka parë për herë të parë një video të vjetër të ish-presidentes Atifete Jahjaga gjatë një interviste.

Bëhet fjalë për videon ku Jahjaga, i kërkonte me frustrim dikujt nga stafi i saj që të ulej gjatë kohës sa po intervistohej, meqë lëvizjet e personit të quajtur Hikmet, e pengonin atë.

Syla, ka thënë se nuk kishte rastin që ta shihte të njëjtën video, ndonëse videoja qarkullon në rrjete sociale për disa vite. 

(Kosova Sot Online)