Deputetja e VV-së lind dy binjakë, Kusari-Lila e viziton dhe zbulon emrat e dy fëmijëve

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 22:35
Deputetja e VV-së lind dy binjakë, Kusari-Lila e viziton dhe zbulon emrat e dy fëmijëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë e dy binjakëve më 1 korrik.

Për lajmin ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të partisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka vizituar kolegen në spitalin ku ka lindur.

Ajo ka zbuluar edhe emrat e dy foshnjave, të cilët do të quhen Malea dhe Malin.

“Sa gëzim e shpresë sjellin lindjet dhe jeta e re! Sot iu gëzuam ardhjes në jetë të vajzës dhe djalit të koleges tonë, Adelina Grainca, Maleas dhe Malinit, të cilët erdhen në jetë të Hënën, 1 Korrik! Vajzës dhe djalit, i urojmë jetë të gjatë, me shëndet e fat dhe shumë gëzime për familjen e re! Adelina dhe fëmijët janë me shëndet dhe disponim të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila. 

(Kosova Sot Online)