Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Krasniqi tregon se kur mund të provojnë ta kalojnë projektligjin

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 10:58
Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Krasniqi tregon se kur mund të provojnë ta kalojnë projektligjin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti.

E nëse ky Projektligj nuk kalon pas mbledhjes së nënshkrimeve nga peticioni, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.

Krasniqi ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.

“Një objektiv s’kemi arritur ta realizojmë siç ishte Trusti sepse u kundërshtua fuqishëm nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë, por kemi arritur ta kemi komisionin hetimor parlamentar, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim duke qenë pranë qytetarëve. Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend. I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.

(Kosova Sot Online)