I korrupturi i Kremlinit Behgjet Pacolli, në lidhje të ngushtë me vëllaun e Sllobodan Millosheviqit dhe i përfshirë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles!

I korrupturi i Kremlinit Behgjet Pacolli, në lidhje të ngushtë me vëllaun e Sllobodan Millosheviqit dhe i përfshirë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles!
I korrupturi i Kremlinit Behgjet Pacolli, në lidhje të ngushtë me vëllaun e Sllobodan Millosheviqit dhe i përfshirë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles!

Naim Miftari

  • 07 July 2022 - 10:49

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Behxhet Pacolli, i cili njihet si vllau i ambasadorit Serb në Moskë Bora Milosheviçit, vëllau i Sllobodan Millosheviçit,ky njeri që u ngrit nga pushteti serbon rus njihet si i korruptuari i Kremlinit, mik i Jelcinit e ciceron i dy vajzave të Jelcinit të cilat harrgjonin në Zvicër miljona e miljona dollar përmes Gollden kartav të Mabeteksit pronë e Bexhet Pacollit.

-Ky njeri, i cili, baba i tij dekleranto publikisht në RTS- TV serb se e njihte vetëm kushtetuten serbe dhe nuk kishte kurrëfarë problemesh me politikën e Millosheviqit, dhe se se jetonte mir,djali i tij Bexheti vetëm telashe i ka sjellë Kosovës. Telashja e parë ishte me krye prokuroren Zvicerane Carlla Delaponte e cila e ndiqte penalisht Begjet Pacollin për korrupcion dhe për shpërlarjen e qindra milionave dollarëve të korrupcjonit në Rusi të shpërlara përmes firmes së tij Mabetex. Ky njeri, Behgjet Pacolli njihet edhe si njeri ndër shkaktarët pas aferës së tyre për Kremlin, se si erdhi pastaj Vladimir Putini në pushtet në Rusi,njihet se gjat luftës bleu disa komandant shumë lirë në zonën e Llapit pastaj Gollakut dhe pas luftës bleu edhe komandantat e Drenicës e Dukagjinit ,ky njeriu bleu edhe postin e presidentit për 2 milion euro të cilin post e mbajti disa ditë, ky njeri njihet se futi në gjep HashimThaçin,Ramush Haradinajn, Fatmir Limen, Kadri Veselin e Edi Ramen.

Ky njeri shfrytëzonte postin e ministrit të jashtëm të shtetit për të lidh kontrata milonëshe në Afrikë dhe Amerikën Latine. Njihet si emigrant i i Hashim Thaqit kur e kishte futur ilegalisht në Bagazh të kerrit të presidentit në Kosovë për ta votuar rrëzimin e Qeveris Kurti. Sa ju përket vërejtjeve për korrupcion në tanderin e aeroportit në Shqipri, jo vetëm aeroporti por nuk ka biznis në botë as hap politik që e qet ky njeri e nuk e futë korrupcionin në lojë. Prandaj sot opozitarët e disa komandanta bashk me HashimThaqin ,Edi Ramen e Baton Hagjiun janë në lustën e pagesave, ratat e korrupcionit që i marrin nga ky njeri i cili është sponzorizusi kryesor i demostratave anti qeveri në Kosovë dhe atij opozitar në Shqipëri. Punon natë e ditë me njerëz të korruptuar nga politika Turke që sa më shumë ta Turqizojnë popullin shqiptar në Shqipëri,Kosovë e Maqedoni.

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri. Më 21 qershor 2022, Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) publikoi një raport të gjatë mbi parregullsitë e supozuara në dhënien e ndërtimit të një aeroporti në Shqipëri një kompanie të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, një biznesmen dhe politikan kosovar i lidhur me Kryeministrin e Shqipërisë dhe sipas raportit, me “të dyshuara lidhje me figura të krimit të organizuar”, ndër të cilët OCCRP rendit Salvadorani Enrique Rais. Në El Salvador, shumë kohë përpara skandalit rreth aeroportit shqiptar, Pacolli dhe Rais bashkëpunuan për të eksploruar zgjerimin e biznesit venezuelian të naftës në Evropë dhe madje edhe në Afrikë. Emaili i korrikut 2010 është pjesë e një shkëmbimi të komunikimeve elektronike midis disa kompanive, duke përfshirë partneritetin zvicerano-amerikan të Refinery Association të Teksasit dhe Mabetex, një kompani me bazë në Shqipëri në pronësi të Pacollit që tani është në qendër të skandalit aeroporti I Vlores në bregdetin shqiptar të detit Adriatik.

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i zhytur në një skandal korrupsioni për ndërtimin e një aeroporti në Shqipëri, ishte partner i biznesmenit salvadorian Enrique Rais, i cili nga ana e tij ka lidhje me presidentin Nayib Bukele. Mabetex është pjesë e konsorciumit të kompanive shqiptare dhe turke që fituan tenderin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Sipas një ankese të bërë nga konsorciumi britanik AL-DE, konkurrent në tender, qeveria shqiptare falsifikoi dokumente për të favorizuar në mënyrë të parregullt kompaninë e Pacollit. Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane. Këto jane vetëm disa nga punet korruptive të Behgjet Pacollit pa hy në tregëtitë e ndaluara me armë serbe, ruse e ukrainase për llogari të disa shteteve afrikane, të baronëve të luftës dhe diktatorëve që gjindeshin në lufta qytetare të shteteve të veta në Afrikë e deri te dyshimet se vetura e tij BMV kishte sherbyer e ndihmuar ikjen nga Gjermanija të pjesetarëve, atentatorëve të UDB-së Zheljko Razhnjatovië -Arkan që ishte i implikuar në vrasjen e vellezerve Gervalla , Jusufit e Bardhoshit .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".