Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Rama: Tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq

  • e.k /
  • 08 July 2022 - 12:49
Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Rama: Tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq

Kryeministri Edi Rama ka dënuar vrasjen e ish-Kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe i cili u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara.

Rama shkruan se vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë”.

Lexo edhe: Meta dënon vrasjen e ish-kryeministrit japonez: Do mbahet mend si mik i çmuar i shqipëtarëve.

Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, teksa mjekët nuk mundën që ta shpëtonin.

Abe kishte humbur gjak për shkak të dy plumbave që kishte marrë në qafë dhe në gjoks.

Shinzo Abe u qëllua nga një distancë e afërt me një armë të modifikuar. Autori, në burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.

(Kosova Sot Online)