
Johnson u mundua ta punësojë një grua sa ishte kryebashkiak i Londrës

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po akuzohet se u përpoq t’i siguronte punë një gruaje gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Londrës, me të cilën thuhet se ka pasur marrëdhënie seksuale.
Raportohet se Johnson ka lobuar që gruaja të ketë një punë në Bashkinë e Londrës, derisa ai ishte kryebashkiak.
Një emërim i tillë u bllokua, një figurë e lartë e bashkisë, pasi Kit Malhouese, supozoi se dyshja kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë të papërshtatshme, sipas Sunday Times.
E këto akuza, thuhet se Johnson i ka pranuar.
Sipas raportimeve të muajit të kaluar, Johnson ka ndikuar edhe në punësimin e gruas së tij, Carrie Johnson, si shefe e stafit të tij, gjatë kohës që ishte sekretar i jashtëm.
Ai, poashtu, akuzohet se i ka ndihmuar biznesmenes amerikane, Jennifer Arcuri, të fitojë akses në udhëtimet për punë të financuara nga taksapaguesit, derisa ka qenë kryebashkiak i Londrës. Arcuri më vonë tha se ka pasur një lidhje me Johnson.
(Kosova Sot Online)