Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin 26 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 09:37
Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin 26 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në orën 17:00, në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Viktima ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro dhe kanë dëmtuar një televizor në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË  (Rasti# 2022-BF-0297) 08325

Fsh. Rakinicë, Skenderaj (DN: 782-312) 09.07.2022- 17:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor  vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)